Koalicioni LDK-AAK-Nisma e konsideron standarde masën e Kushtetueses për pezullimin e Mustafës

Zgjedhjet 2014

Koalicioni LDK-AAK-Nisma e konsideron standarde masën e Kushtetueses për pezullimin e Mustafës

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 17:03

Koalicioni LDK AAK NISMA, masën e pezullimit të vënë nga Gjykata Kushtetuese, në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë standarde në raste të tilla.
Përmes një njoftimi të përbashkët të koalicionit, thuhet se LDK-AAK-Nisma, respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese dhe pret nga ajo që të dëshmojë profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final.
“Koalicioni LDK-AAK-Nisnma është i bindur se vendimi i 83 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të popullit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha institucionet Kushtetuese. Koalicioni LDK AAK NISMA së bashku me partnerët e tjerë do të punojnë për funksionalizimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të vendit”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat