Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shpejtë

Zgjedhjet 2014

Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shpejtë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 15:58

Pas vendimit të Gjykatës Kushtuese ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj e ka quajtur të shpejtë vendimin e Gjykatës Kushtuese për pezullimin e Kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa.

“Organi më i lartë juridik në Kosovë nxori një vendim të shpejtë për pezullimin e Kryetarit të Kuvendit z, Isa Mustafa! Pyetja më e natyrshme është: a e ka guximin Gjykata Kushtetuese të nxjerr një vendim që pezullon vendimet e fundit të deputetit H.Th të marra ditëve të fundit për vazhdimin e kontratave disa personave të afërt me PDK-në?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat