Thaçi kërkon durim deri në kthimin e përgjigjeve nga Kushtetuesja

Zgjedhjet 2014

Thaçi kërkon durim deri në kthimin e përgjigjeve nga Kushtetuesja

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 13:00

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka ftuar të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor që të presin mendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe më pas të marrin vendime. Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka vlerësuar edhe njëherë procesin zgjedhor të 8 qershorit.

Thaçi ka kërkuar nga subjektet politike që të presin përgjigjën e Kushtetueses, lidhur me kërkesat e subjektit të tij, PDK-së, lidhur me kontestimet e ecurisë së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Dua të theksoj se i tërë procesi pas zgjedhjeve të 8 qershorit është duke shkuar drejtë implementimit në përputhshmëri me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Tani që kemi pasur edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga Presidentja Jahjaga, kemi pasur edhe veprimet tjera të cilat janë gjithashtu duke u shqyrtuar në këtë gjykatë. Mendoj se është një proces krejtë normal, transparent, i përgjithshëm dhe në suazat e zhvillimit të demokracisë. Në të njëjtën kohë ftoj të gjithë për durim, mirëkuptim dhe besim në institucionet e pavarura të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat