"Do i rishikojmë punësimet e 6 muajve të fundit"

Zgjedhjet 2014

"Do i rishikojmë punësimet e 6 muajve të fundit"

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 12:46

Në një komunikatë të lëshuar për media, përfaqësuesit e Koalicionit LDK-AAK-NISMA thuhet se “Vakumi institucional, si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe vonesa në krijimin e institucioneve të reja, po e dëmtojnë seriozisht administratën publike në Kosovë. Posaçërisht, në gjashtë muajt e fundit, qeveria në largim, pa asnjë kriter ka punësuar një numër të madh të aktivistëve partiakë.

Me kontrata mbi vepër, krijim postesh fiktive, transfer të stafit politik në shërbimin civil dhe konkurse të parapërgatitura, po synohet që të rehatohen kuadrat partiake dhe të afërmit e qeveritarëve në ikje.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA kërkon nga zyrtarët qeveritarë t’i ndalojnë praktikat e tilla.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, bën të ditur se të gjitha kontratat e punës në gjashtë muajt e fundit do të rishikohen”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Koalicioni LDK-AAK-NISMA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat