A duhet të kemi një Qeveri teknike dhe një kryeministër jashtë partiak!?

Zgjedhjet 2014

A duhet të kemi një Qeveri teknike dhe një kryeministër jashtë partiak!?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:13

Por ndryshe mendon ish deputeti i Parlamentit të Kosovës, Arsim Rexhepi, i cili thekson se është për një Qeveri teknike dhe për një kryeministër jashtë partive politike.

Rexhepi për gazetën “Bota sot”, thekson se, çdo tendencë tjetër nga këto që i kemi është ë dëmshme.

“Mendoj se zgjidhja e problemit duhet të jetë një Qeveri teknike me një kryeministër përtej partive politike, pra nga konteksti i eksperteve... Çdo tendencë tjetër, nga këto që i kemi, është më e dëmshme. Më e dëmshmja është një Qeveri që do të mund t'i printe një parti minore, pra që s'ka veçse një grusht deputetesh në Kuvend. Një gjë e tillë përmbysë rregullat demokratike, ku, deshëm-s’deshëm, bëhen për t'u gjetë përqendrimi i votës dhe besimit. Pra, demokracia nënkupton prioritetin e vullnetit të shumicës. Pra, unë jam për një kryeministër jashtë partive politike, dhe, për një Qeveri teknike”, thotë Arsim Rexhepi.

Por, treshja apo Blloku opozitar, po konsideron se i ka numrat e nevojshme për të qeverisur me vendin dhe nuk ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse. Këmbëngulje për të qeverisur me vendin edhe për një mandat po bën edhe PDK-ja si fituese e zgjedhjeve nacionale. Ky insistim nga të dyja blloqet se kanë të drejtë në formimin e qeverisë, po e qojnë vendin drejt një krize të thellë politike, e cila mund të qojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërsa, partnerët ndërkombëtarë deri më tash nuk kanë ndërhyrë, por kanë sugjeruar që qeveria të krijohet shpejt dhe të ketë një shumicë të fuqishme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat