‘Srpska’: Asociacioni dhe ndalimi i privatizimit, kushte kryesore

Zgjedhjet 2014

‘Srpska’: Asociacioni dhe ndalimi i privatizimit, kushte kryesore

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 19:49

Lista ‘Srpska’ megjithatë vë kushte për votën e saj në Kuvend për mandatarin e ardhshëm për kryeministër. Asociacioni dhe ndalimi i privatizimit janë kushte kryesore.

Bartësi i listës, Aleksandër Jabllanoviq, thotë deputetët e subjektit të tij kanë kushte për të nominuarin për kryeministër.
“Ne kemi detyrim që për komunitetin serb të bëjmë një hap tutje me qëllim të përmirësimit të së ardhmes. E këtë nuk mund ta arrijmë nëse merremi me çështje personale, gjegjësisht me pozitat ministrore që mund t'i kemi. Lista ‘Srpska’ ka një qëllim - përmirësimin e gjendjes së serbëve, e cila është e mundshme vetëm me një zhvillim ekonomik, i cili arrihet vetëm nëse ndërpritet procesi i privatizimit në vendet me shumicë serbe, tjetër çështje e cila është shumë e rëndësishme është që në një kohë sa më të shpejtë të formohet asociacioni i komunave të Kosovës, më pastaj kthimi i të zhvendosurve, dhe të kthehen pronat e Kishës ortodokse serbe e konfiskuar që në kohën e komunizmit”, theksoi ai.
Jabllanoviq thotë se Lista ‘Sërpska’ nuk ka të preferuar për Kryeministër, duke shtuar se do të mbështesin cilindo që ndihmon në mbrojtjen e interesave nacionale të serbëve. Ai po ashtu tha se vendimi do të merret në komunikim me shtetin e Serbisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat