Ultimatumi për presidenten, mandato koalicionin ose në Gjykatë Kushtetuese

Zgjedhjet 2014

Ultimatumi për presidenten, mandato koalicionin ose në Gjykatë Kushtetuese

Nga: Nehat Shaqiri Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:02

Republika e Kosovës mund ta formoj Qeverinë edhe para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo mund të ndodh deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese e nxjerr ndonjë masë të përkohshme në mënyrë që do ta ia pamundësonte Presidentes, Atifete Jahjaga që të caktoj mandatarin.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, pas takimit të që pati të martën ka bërë të ditur se ekziston mundësia që ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse Presidentja po vepron drejtë apo jo për çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj pas takimit ka thënë të jetë i çuditshëm pozicioni dhe qasja e Presidentes ndaj rrethanave të tanishme politike. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta dominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën. Është një çështje e hapur, në rast se presidentja nuk e shfrytëzon kohën atëherë, do të shohim se si do të sillemi,” ka thënë Haradinaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat