Z​gjedhjet e reja në Kosovë, normale për Doris Pack

Zgjedhjet 2014

Z​gjedhjet e reja në Kosovë, normale për Doris Pack

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 16:51

Eurodeputetja gjermane Doris Pack, ka thënë se partitë parlamentare në Kosovë duhet të merren vesh në mes veti dhe të krijojnë një Qeveri të fortë, në mënyrë që, sipas saj, të ballafaqohen më lehtë me problem në veri por edhe me vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Doris Pack e cila jo rrallë herë ka vizituar vendin tonë, ka shtuar se është plotësisht normale të shkohet në zgjedhjet sërish nëse partitë nuk gjejnë asnjë zgjidhje për koalicion.

Zhvillimet e fundit politike në vend që kanë të bëjnë me krijimin e institucioneve të reja nuk po e humbin vëmendjen në Bruksel.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, e cila është ngushtë e lidhur me zhvillimin në Kosovë, jep perceptimet e saja se si vendi ynë mund të bëjë qeveri dhe të tejkaloi krizën politike. Ajo gjatë një bisede për mediat në vend, ka thënë se Kosovës në këto moment i duhet një Qeveri e qëndrueshme.

“Sipas mendimit tim Qeveria e re duhet të përqendrohet në zgjidhjet e problemeve, siç është edhe pjesa e veriut të Mitrovicës, prandaj them se Kosovës i duhet një Qeveri e fortë për tu përballur me problem por duhet të ceki që dialogu me Beogradin duhet të vazhdoi. Mendoi që Qeveria duhet të ketë numra të fuqishëm në Kuvend”, thotë ajo.

Europdeputetja gjermane nuk ka dashur të flasë me emra se kë ajo preferon në Qeveri, por ka thënë se për këtë çështje ajo ka folur një ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Unë nuk dua të flasë për preferencat e mija por e kam thënë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve se duhet të kemi Qeveri të fort ndërsa tash po shohim se po ndodh diçka tjetër. Unë besoj se e kanë kuptuar qartë porosinë time. Jam e vetëdijshme se nuk mund të përfshihen gjitha partitë në koalicion por është e rëndësishme që të kemi një koalicion të mirë dhe ju mund ta shihni në Gjermani si janë zhvilluar këto procese ka pasur të njëjtat telashe si në Kosovë por janë zgjidhur”, thotë eurodeputetja Pack.

Pack ka thënë se në çdo vend demokratike është normale që nëse palët nuk arrij të bëjnë koalicion, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje kjo gjë është normale, por ajo ka shfaqur shpresën se akterët politik do të gjejnë zgjidhje. Ndërkohë Radio Dukagjini merr vesh se Gjykata Kushtetuese e ka të pamundur që të vendos këtë javë për kërkesën e PDK-së, pasi tre nga gjyqtarët ndërkombëtarë aktualisht janë në pushim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat