RTK s’e pranon Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës!

Zgjedhjet 2014

RTK s’e pranon Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës!

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 21:47

“Të nderuar redaktorë. Duke marr për bazë se gjykimi editorial në nivel të RTK – së të jetë i njëjtë, është vendosur që Isa Mustafa të quhet Kryetar i zgjedhur në seancë të kontestuar konstituive. Kjo vlen deri në një mendim të Gjykatës Kushtetuese”, kjo është përmbajtja e porosisë që u është drejtuar të gjithë redaktorëve të Radio Televizionit Publik të Kosovës.
Portali Almakos sjellë këtë urdhër të cuditshëm të menaxhmentit të RTK’së, i cili ka marrë qëndrim të njëjtë me të vetmën parti që është duke e kontestuar zgjedhjen e kryeparlamentarit Isa Mustafa, PDK’në e Hashim Thacit, e cila u ankua në Kushtetuese rreth legjitimitetit të kryekuvendarit të ri.

Ndërkohë, duket se redaktorët janë treguar të kujdesshëm dhe menjëherë e kanë vënë në zbatim urdhërin ngaqë në lajmet e tyre, Isa Mustafa prezantohet sipas urdhërit “nga lartë”, Kryetar i zgjedhur në senacë të kontestuar konstituive!

Në uebportalin zyrtar të Kuvendit të Kosovës, lideri i LDK’së Isa Mustafa figuron si Kryetar i Kuvendit, pa sqarimet që i ka pa të “arsyeshme” RTK’ja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat