Geci: PDK-së s’mundet me ua bërë numrat as ShIK-u, as zonja Meri e as dreqi

Zgjedhjet 2014

Geci: PDK-së s’mundet me ua bërë numrat as ShIK-u, as zonja Meri e as dreqi

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 21 korrik 2014 Në ora: 09:00

Ish deputeti i Republikës së Kosovës, Gani Geci, thotë se është i prirur ta thotë aq që e sheh dhe atë që ndjen. Ai thekson se, koalicioni paszgjedhor i formuar nga LDK-AAK-NISMA nuk është bërë pse duhen aq shumë në mes vete, por pse Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, nga konfliktet e krijuar me PDK-në, kanë bërë më të mirën dhe më të dashurën për LDK-në, duke u futur në këtë koalicion.

“Anëtarësia e LDK-së nuk është e atillë që të ia bëjë dikujt ndonjë të keqe pas shpine. E në këto lojërat politike pas vdekjes së presidentit Rugova, Hashim Thaçi ka qenë ma i zgjuar për tu futur mbrapa tre opozitarëve të bashkuar së fundi. Kur e kuptuan këta se ai pseudonimi i luftës i Hashim Thaçit ka të bëjë edhe me politiken u banë bashkë të tre kundër Hashim Thaçit”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.

Geci pohon se, Lëvizja Vetëvendosje nuk po bashkohet sepse, po i thyen parimet e saj me atë parullën "Jo negociata Vetëvendosje".

“Dhe nëse bashkohet VV-ja duhet ti qet të gjithë aktivistet e vet me i fshi ato parullat anë e kënd Kosovës që i ka pasë shkrua, pra duhet me i mbledh ata kaklecët që i ka bërë që 10 vjet. Prishtinën VV-ja e qeveris me ndihmën e PDK-së dhe goxha e ëmbël është Prishtina. A e dini qa kanë pas heq me ia nxjerrë Isa Mustafës duart prej xhepave”, thekson Geci.

Sipasj tij, nëse VV-ja nuk hyn në Qeveri kjo qeveri është në duart e Beogradit, pra është e varur nga 9 votat e deputetëve serbë që e ngritin dhe e ulin dorën vetëm kur ti thotë Beogradi.

“Unë mendojë se edhe me shkua në zgjedhje nuk është ndonjë problem i madhe, sepse zbrazëtirat kushtetuese po e bëjnë këtë , dhe kuptohet ShIK-u po i shfrytëzon këto zbrazëtira. Sikur Isa Mustafa ta mobilizonte elektoratin Rugovianë nuk do t’i kishim këto manovra politike as të PDK-së as të ShIK-ut. Zgjedhjet nuk është pritur që do ti fitojë as VV, as AAK por është pritur se do ti fitojë LDK-ja edhe për arsye morale edhe për arsye politike Isa Mustafa duhet ta lirojë postin e të paritë të LDK-së. Mirë ka bë që se ka lirua deri tash se LDK-ja kish metë në duart e Sabri Halitit më falni Sabri Hamitit”, thotë Geci.

Geci potencon se, një është e sigurt se, nëse qëndrojnë të bashkuar opozita, PDK-së numrat s’mundet me ua bë as ShIK-u, as zonja Meri e as dreqi.

“Më herët kam pas thanë, procedurat i ka PDK-ja e numrat i ka opozita. Atëherë kur janë bërë procedurat dhe Kushtetuta, janë bërë me logjiken se fituesi duhet ta bëj Qeverinë edhe kryetarin e Kuvendit duhet ta zgjedhë fituesi i zgjedhjeve, edhe të huajt kanë mendua kështu. Kërkujt si ka shkua ndërmend që fituesi do të bahet ndonjëherë aq i pa dashtun sa që askush mos të rehatohet me të. Por këta janë martua në mes vete e kanë bë një mbiemër, por mbiemrin e njëjtë e kanë bë mas vakti dhe tani pak telashe çfarë Mbiemri me ja ngjit fëmijëve”, thotë Gani Geci.

Sipas Gecit, Kosova se ka atë luks me shkua në zgjedhje muaj për muaj, po nëse këta opozitaret mendojnë se fitojnë votat, atëherë “mejdan po lyp PDK-ja e mejdan le ta rrasin”.

“Po nëse nuk mendojnë mirë opozitarët e bashkuar mund të dalin keq në zgjedhjet pas dy muajve”, potencon Geci.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat