PDK-ja shpresat i rikthen tek Gjykata Kushtetuese për postin e kryekuvendarit

Zgjedhjet 2014

PDK-ja shpresat i rikthen tek Gjykata Kushtetuese për postin e kryekuvendarit

Nga: Mimozë Lakna Më: 13 korrik 2014 Në ora: 17:03

Politika e Kosovës, si asnjëherë më parë është shumë afër ndryshimit. Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës e mbajtur ditën e shtunë, tregoi se po i vjen fundit udhëheqjes 7 vjeçare të PDK-së dhe Hashim Thaçit. Tamam sikurse një opozitarë, Hashim Thaçi lëshoi mbledhjen e kryesisë për shkak se nuk u pajtua që shumicës prej 47 deputetëve nga LDK-AAK-Nisma, t`i takoj posti kryetarit të Kuvendit bashkë me ulëset kryesore të këtij institucioni.

Thaçi i quajti “Grumbuj muskujsh politik”, ata që po tentojnë t`ia sjellin fundin qeverisjes së tij 7 vjeçare që u karakterizua me më shumë ngecje sesa arritje. Madje, rreth postit të kryetarit të Kuvendit PDK-ja e tij pritet t`i kërkoj ndihmë edhe Gjykatës Kushtetuese.
Analistët vlerësojnë, se edhe dërgimi në Kushtetuese madje edhe një përgjigje eventuale e kësaj të fundit për zgjedhje të reja, do ta dëmtojnë vet PDK-në dhe jo bllokun që tashmë e ka shumicën në Kuvend.

Thaçi nuk do të mund t`ia arrij qëllimit

Analisti Nexhemdin Spahiu vlerëson se kryetar i Kuvendit nuk mund të zgjidhet dikush që nuk e ka shumicën në Kuvend, andaj sipas tij nëse PDK-ja tenton ta pengojë punën e Kuvendit do të dëmtohet dhe në rast të zgjedhjeve do të pësonte humbje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat