Letra e fundit e PDK-së për qeverinë – Deputeti që voton Thaçin bëhet ministër!

Zgjedhjet 2014

Letra e fundit e PDK-së për qeverinë – Deputeti që voton Thaçin bëhet ministër!

Nga: Hava Orana Më: 13 korrik 2014 Në ora: 16:59

Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma shumë shpejtë pritet të kenë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Qeverinë. Kur edhe kjo e fundit t’i jap ‘dritën e gjelbër’ krijimit të Qeverisë bashkë me koalicionin, do të shuhen edhe shpresat e fundit të PDK-së për krijimin e Qeverisë. Varianti i fundit i kryeministrit në ikje, Hashim Thaçi ka mbetur ai ofrimit të posteve ministrore të deputetëve të pakënaqur me krijimin e koalicionit, e të cilët në këmbim të votës do të merrnin poste ministrore. Natyrisht që SHIK dhe PDK nuk do të ketë hequr dorë as nga mekanizmat tjerë, por, kjo duket ideja më fine, dhe më ‘e pastër’ e marrjes së deputetëve nga partitë tjera.

Deputetët që do të votonin Thaçin edhe ashtu më nuk do të kishin vend në partitë e tyre të diskredituar deri në fund edhe para opinionit, kështu që për shkak të rriskut të madh, ata kërkojnë maksimumin, bëjnë të ditur burime të ndryshme partiake dhe diplomatike për gazetën “Bota sot”.

Por, me fjalimin e shkëlqyeshëm të ndihmës sekretares së shtetit të SHBA-vë, Viktoria Nuland në Dubrovnik të Kroacisë, ka pak gjasa, që proçka të tilla të bëhen realitet.

Lëvizja Vetëvendosje sikur për të zbutur kushtet e saj për koalicionin, në këmbim të votës së tyre, ka hartuar dy draft-marrëveshje dhe ua ka dërguar koalicionit LDK-AAK-Nisma. E këtyre të fundit nuk iu ka mjaftuar kohë deri të dielën, andaj e kanë shtyrë takimin përfundimtar, për të hënën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat