Zafir Berisha – Hashim Thaçit: Mos u bëfshë me të qajt Stambolli. S’ka më miq as për selffi e as për kafe

Zgjedhjet 2014

Zafir Berisha – Hashim Thaçit: Mos u bëfshë me të qajt Stambolli. S’ka më miq as për selffi e as për kafe

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 14:52

Dje vetëm pak minuta pasi hyri në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, lideri i PDK-së e ka lëshuar sallën duke akuzuar Koalicionin LDK-AAK- NISMA. Përveç tjerash Thaçi dje pati thënë se partia e tij nuk do të lejojë që një ‘grumbull muskujsh’ ta prish rregullin. Hashim Thaçi edhe e braktisi mbledhjen e kryesisë.
Por si duket, kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha ju ka gëzuar këtij fakti, për çka edhe ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke vlerësuar se gjithçka është kthyese në këtë botë.

“Krejt çka bën paguhet në këtë botë, asgjë s’mbetet për botën tjetër”, thotë një fjalë popullore e cila mu kujtua duke e përcjellë një kronikë në tv kur dikush e leshonte një mledhje dhe që me sjelljen e vet ma kujton fjalën tjetër popullore “MOS U BËFSHË MET QAJT STAMBOLLI” s’ka më miq as për “selffi” as për kafe”, ka shkruar në Facebook, . Berisha.

Përndryshe, Berisha pas ndarjes me PDK-në njihet si një kundërshtar i pakompromis i Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të PDK-së në Prizren. Tani ai është pjesë e parlamentit të Kosovës, duke e përfaqësuar partinë e tij pas një koalicioni që pati bërë me partinë e mikut të tij, NISMA e Fatmir Limajt

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat