Liderët e bllokut shtyjnë përmbylljen e marrëveshjes për nesër

Zgjedhjet 2014

Liderët e bllokut shtyjnë përmbylljen e marrëveshjes për nesër

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 13:18

Liderët e koalicionit opozitar, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, kanë lënë të kuptohet se sot ose nesër mund të arrihet pajtimi që këtij blloku t’i bashkohet edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë ditës, liderët e subjekteve politike pritet të takohen, ku edhe do të vendoset nëse do të pajtohen për ta nënshkruar ose jo draft-marrëveshjen e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KTV.

Pas takimit me Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, Isa Mustafa ka thënë se e vlerëson si pozitiv hapin e parë për arritjen e një marrëveshjeje që është bërë në takimin e grupeve punuese, por ka thënë se dyshon që ajo të finalizohet brenda ditës.

Ndërsa Ramush Haradinaj ka theksuar se draft marrëveshja që ka dalë pas takimit të grupeve punuese është hapi i parë drejt një marrëveshjeje, ndërsa ka shtuar se gjithçka do të qartësohet pas takimit të liderëve.

“Caktimi i kësaj dite na ka ndihmuar. Ne besoj se kemi arritur një sukses të ndërsjellë, mund ta përmbyllim sot ose nesër. Por ju jeni në dijeni se është arritur te një materie e parë, nuk e di a do të mund të formësohet sot ose nesër”, ka theksuar Haradinaj.

Vetëvendosje kërkon që të nënshkruhet draft-marrëveshja, e cila thekson se duhet të ketë: dialog parimor, kualitativ dhe të përgatitur mirë, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e kualitativi si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat