Ja përplasja ndërmjet Jakup Krasniqit e Hashim Thaçit në mbledhje të Kryesisë!

Kosova

Ja përplasja ndërmjet Jakup Krasniqit e Hashim Thaçit në mbledhje të Kryesisë!

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 20:41

Ja përplasja e plotë ndërmjet Jakup Krasniqit e Hashim Thaçit.
KRYETARI: Të nderuar nënkryetar të Kuvendit të Legjislaturës së IV të Kuvendit
të Kosovës, Përfaqësues të partive politike e parlamentare të Legjislaturës së IV dhe kryetarët e partive politike, Mirë se keni ardhur në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët, përfaqësuesit e partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor 2014.
Konstatoj se në këtë mbledhje marrin pjesë 5 anëtar të Kryesisë së Legjislaturës së IV, 14 përfaqësues të partive politike dhe konsideroj që me këtë përfaqësim mund t’ia fillojmë punës.
Komisioni Qendror Zgjedhor, më 4 korrik 2014 në bazë të dispozitave të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 8 qershor 2014.
Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirr seancën konstituive të Legjislaturës së V-të për datën 17 korrik 2014. Gjithashtu ka dërguar në Kuvend edhe vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe listën e emrave të deputetëve të Legjislaturës së V-të sipas përkatësive politike apo koalicioneve.
Sipas nenit 8, paragrafi 1, përgatitjet për mbledhjen konstituive të Legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e kryetarit nga legjislatura e mëparshme.
Andaj, bazuar në nenin 8, paragrafi 2 kamë thirr mbledhjen e përbashkët me kryetarët e partive parlamentare ose përfaqësuesit e tyre për të përgatitur propozimin e rendit të ditës për mbledhjen konstituive të Legjislaturës së V të Kuvendit dhe për t’i caktuar vendet e deputetëve në sall.
Ju njoftoj, se deri më 11 korrik 2014, në ora 16:00 janë regjistruar 112 deputetë. Kanë mbetur pa u regjistruar edhe 8 deputetë – 5 deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, 1 deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe 2 deputetë nga “Vetëvendosja”.
Deputetët e pa regjistruar mund të regjistrohen në ditët në vijim.
Po ashtu, ju njoftoj se dje më 11 korrik 2014 shkresa numër 05/3, dosja 03 është dorëzuar njoftimi për formimin e Grupit Parlamentar LDK, AAK dhe Nisma me 46 deputetë plus 1 deputet e ka dorëzuar deklaratën me shkrim që do të thotë janë 47 deputetë.
Kryesia duhet të vendos për procedimin e mëtejme të këtij njoftimi. Në ndërkohë nëse vjen edhe ndonjë njoftim për formimin e grupeve parlamentare të njëjtat do të procedohen seancës për njoftim.
Kryetari, Kryesia dhe përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar vende në Kuvend, bazuar në nenin 8, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit duhet të vendosin për ndarjen e vendeve të deputetëve në sall sipas numrit të deputetëve të secilës forcë politike apo grup parlamentar.
Sipas nenit 8, paragrafi 3, nëse dy ose më shumë grupe parlamentare kanë numër të njëjtë të deputetëve, atëherë renditja e tyre në sall bëhet me short.
Ndarja e vendeve ose ulëseve në Kuvend: Grupi i ri parlamentar i formuar më 46 deputetë plus 1 që e ka deklaratën 47, duhet të ulet në qendër, kjo ishte rregull e deritashme.
(Ndërhyrje)
Ta përfundoj unë, pastaj e keni fjalën ju.
Kjo ishte rregull e deritashme. Nëse ka ndonjë propozim tjetër, mund ta diskutojmë. Urdhëro!
HASHIM THAÇI: Faleminderit!
Nga sa unë kuptove, këtu i kemi sot dy pika të rendit të ditës.
KRYETARI: Jo, i kemi katër pika të rendit të ditës.
HASHIM THAÇI: Unë nuk e pata të shkruar këtu edhe pikat e rendit të ditës, do
të ishte mirë që edhe një herë me, cila është e para, e dyta dhe e treta.
KRYETARI: Pikën e parë ne veç e thamë!
HASHIM THAÇI: Cila është pika e parë?
KRYETARI: Pika e parë është formimi i grupeve dhe ndarja e ulëseve në Kuvend.
HASHIM THAÇI: Cila ishte e para? Themelimi i Komisionit për Verifikimin e
Mandateve.. cila është e para, jo nuk e kemi marrë.
KRYETARI: Formimi i Komisionit është pikë tjetër.
Pikat e rendit të ditës janë katra:
1. Formimi i Komisioni të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të
Mandateve,
2. Dhënia e betimit,
3. Informimi i kryetarit dhe i kësaj Kryesie për formimin e grupeve të reja, dhe
4. Zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit të ardhshëm të
Kosovës.
Tani jemi në pjesën e ndarjes së vendeve.
(Ndërhyrje)
Rendi i ditës është për Kryesinë, e ne jemi tubua këtu për të ju njoftuar, për të qenë
ju dhe për me i marrë vendimet me konsensus, por vendimmarrja është e Kryesisë
së Kuvendit të Legjislaturës IV-të.
E ke fjalën, do të thotë te ndarja. Ne folëm për ndarjen…
HASHIM THAÇI: Komisioni për Verifikimeve…
KRYETARI: Ai vjen më vonë. Urdhëro, e ke fjalën!
HASHIM THAÇI: E para, ajo që dëshiroj të theksoj është se kompetencat që
aktualisht janë të këtij organi janë të kufizuara vetëm në përgatitjen e rendit të ditës
për seancën konstituive dhe përcaktimin e rendit të ulëseve në Kuvend. Këtu
pajtohemi të gjithë.
Pra, e para do të duhej themeluar Komisioni për Verifikimin e Mandateve…
KRYETARI: Ajo është për seancë, po nuk është për këtë pjesë.
HASHIM THAÇI: Mirë de po në rend të ditës është, dhe natyrisht e gjithë kjo të
shkon edhe njoftimi për ulëset në Kuvend.
Ndërsa pikat tjera të rendit të ditës ne i vlerësojmë se janë në kundërshtim me
Rregulloren e Punës së Kuvendit, me ligjin dhe Kushtetutën.
Themelimi i Komisionit për Verifikimin e Mandateve, unë mendoj se ne e kemi
dhënë pëlqimin tonë të plotë gjithmonë duke marrë praktika edhe të mëhershme të
punës së Kryesisë së Kuvendit dhe themelimit të këtyre komisioneve. Gjithashtu
respektojmë në plotni edhe të gjitha angazhimet ligjore dhe kushtetuese sa i përket
caktimit të ulëseve në Kuvend.
Ndërsa të gjitha çështjet tjera janë në kundërshtim, vlerësoj, me Rregulloren e
Punës së Kuvendit, me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Grupimi më i madh parlamentar është grupimi që ka dal nga zgjedhjet e
përgjithshme të 8 qershorit, ndërsa regjistrimet tjera më tepër janë administrative
dhe statistikore për punën e Kuvendit.
Ne e kemi këtu një dokument të shpërndarë nga Sekretariati i Kuvendit të
Republikës së Kosovës, që është plotësisht në përputhshmëri me vendimet …
KRYETARI: Jo, jo ai dokument është ilegal, për neve është ilegal…
HASHIM THAÇI: A ka mundësi ta përfundoj…
KRYETARI: Jo nuk ka mundësi se ai dokument është ilegal dhe Kryesia sot merr
vendim. Ju lutem mos manipuloni me dokumente që nuk janë të kësaj Kryesie dhe
të këtij organi.
HASHIM THAÇI: A bënë ta përfundoj?
KRYETARI: Mundesh me përfundua por ai dokument është ilegal!
HASHIM THAÇI: Neve na është dorëzua, ja ku e kemi.
KRYETARI: Unë nuk e kam, jam kryetar i Kuvendit dhe nuk e kam dhe ai
dokument po e them publikisht….
KRYETARI: Jo, nuk është çështje e Kuvendit ajo, është çështje e grupeve
informate.
HASHIM THAÇI: Okej. Atëherë ne e vlerësojmë çdo vendim jashtë themelimit të
Komisionit të Verifikimin e Mandateve dhe njoftimet për ulëset në Kuvend në
përputhshmëri me vullnetin e qytetarit të Kosovës, me vullnetin burimor është në
kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, me ligjet, me Kushtetutën e
Kosovës. Ne do ta respektojmë vendimin e qytetarëve të Kosovës. Ju faleminderit
shumë!
KRYETARI: Unë e kam Kushtetutën, nenin 67 të saj. Pika 1, thotë: “Kuvendi i
Kosovës nga radhët e veta zgjedh kryetarin dhe pesë nënkryetarë”, dhe
Dhe 2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe
zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Neni 70 i Kushtetutës, pas po kanë qejf me e mbrojt Kushtetutën, paragrafi 1,
thotë: “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen
asnjë mandati detyrues”.
Rregulla 20 e Rregullores së Punës së Kuvendit thotë: “Deputetët mund të
formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë së tyre politike ose përcaktimit
programor. Dhe ne jemi kuadër të Kushtetutës, jemi kuadër të zgjedhjes.
Ne deri më tani e kemi një dokumentacion të plotë për formimin e një grupi
parlamentar mbi bazën e Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit dhe ai
grup ka 47 deputetë dhe duke u udhëhequr edhe nga praktikat se grupi më i madh
parlamentar ka qenë pjesë e mesit, ne i sugjerojmë dhe i njoftojmë administratën
që qendra me qenë e grupit më të madh parlamentar LDK, AAK, Nisma që ka 47
deputetë. Pjesa e djathtë është e Partisë Demokratike dhe krahu i majtë është i
“Vetëvendosjes” dhe i partive të komuniteteve pakicë. Do të thotë kjo duhet të jetë
ndarja në sall.
Dokumenti që u prezantua është prezantua në media por ajo është dokument ilegal,
ai dokument do të duhej të dilte nga kjo mbledhje dhe jo një ditë para mbledhjes.
Kështu që ne s’kemi pse të merremi me atë dokument, për ne është jo valid.
A jeni që mbledhja themeluese ose konstituive e kësaj legjislature të mbahet, është
e caktuar më 17 korrik në ora 10:00. Urdhëro, Albin!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat