Hashim Thaçi- nga Kuvendi në Facebook: tregon pse e bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Zgjedhjet 2014

Hashim Thaçi- nga Kuvendi në Facebook: tregon pse e bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 14:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi edhe në profilin e tij në Facebook ka dhënë shpjegim se përse e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Madje, ai në këtë postim në Facebook ka thënë se më 18 korrik kryetari i Kuvendit do të jetë nga PDK.

Ja postim i tij i plotë në FB.
Sot mora pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në të cilën ishin të ftuar kryetarët e partive politike.
Që në fillim kishte përpjekje për devijim nga verdikti i popullit, i shprehur me 8 qershor.
Mbledhja vazhdoi me shkelje të rregullores së Kuvendit, të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilat përcaktoinë decidivisht dhe saktë grupin më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Mbledhja vazhdoi me shkelje të të gjitha praktikave të mëhershme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët si dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se ne do të marrim pjesë në seancë konstituive të thirrur nga Prisedentja e Republikës së Kosovës me datë 18 korrik, duke zgjedhur kryeparlamentarin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe të vazhdojmë me formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Askush nuk do të lejohet të përmbys vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. HTH

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat