Kryesia vendos: LDK-AAK-Nisma, grupi më i madh parlamentarë

Zgjedhjet 2014

Kryesia vendos: LDK-AAK-Nisma, grupi më i madh parlamentarë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 11:31

( E plotesuar) Dokumenti që PDK-në e nxjerr të parën në Kuvend për ne është ilegal, ka thënë Glauk Konjufca nga vetëvendosje. Sipas tij ai dokument është ilegal dhe është konstruktuar sipas qejfit të PDK-së.
“U morëm vesh qe te mos ketë interpretim nga ata qe do të udhëheqin seancën e pare. Skenarin do ta caktojmë, dhe do te dihet se kujt i jepet e drejta për të propozuar”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se janë duke e pritur një përgjigje nga koalicioni LDK-AAK-NISMA.

“Do te donim te kishim një marrëveshje me shkrim. Po te pranohen ato qe janë venë si kushte nga VV-ja për koalicionin, ky do te ishte lajm i parë dhe do të kalonim në hapa të tjerë për te diskutuar për detajet e qeverisë”.

Ai ka thënë se nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje nuk do ta votojnë askënd as për hatër as për inate.

Krasniqi: LDK AAK NISMA e ka grupin më të madh parlamentar, jo PDK

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka folur edhe Jakup Krasniqi cili ka thënë se LDK AAK NISMA e kanë grupin më të madh parlamentar duke thënë se kjo është në pajtim me Kushtetutën. Sipas tij, dokumenti që PDK’në e nxjerr grupin më të madh parlamentar është joekzistues.
Krasniqi ka thënë se LDK AAK NISMA e kanë grupin më të madh parlamentar dhe se një dokument që ka qarkulluar në opinion e ku thuhet se PDK është ajo që e ka grupin më të madh nuk ekziston.

“Ai dokument është ilegal dhe është konstruktu sipas qejfit të PDK” së" ka theksuar Krasniqi.

Mustafa: Thaçi veç doli, nuk kishte asnjë përplasje në mbledhje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në takim nuk kishte asnjë sjellje jokorrekte e as përplasje, por sipas tij Thaçi vetëm doli nga salla.
Kurse, sa i përket asaj liste të sekretariatit të kuvendit që PDK-ja del grupi me i madh, Mustafa tha qe ketë nuk e vendosë sekretariati, por e vendos kryesia e Kuvendit dhe vullneti i deputeteve për tu bashkuar lirshëm ne një grup.

I pyetur nëse i frikësohen gjykatës kushtetuese qe ti jap përparësi PDK-së, për ta marr kryeparlamatarin, Mustafa tha se nuk kanë asnjë frik për këtë.

Limaj i përgjigjet Thaçit: Rregulloren e interpreton Jakup Krasniqi

Pas largimit të Hashim Thacit nga salla e Kryesisë së Kuvendit, nga aty janë larguar edhe Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj. Ky i fundit i është përgjigjur Thaçit i cili theksoi se gjatë mbledhjes pati devijim nga rregulloret. Limaj tha se është Jakup Krasniqi ai që interpreton rregulloren.


Ndërkohë Haradinaj, e Kurti nuk janë pronocuar për media. Limaj ndërkaq ka thënë se séance konstituive e Kuvendit do të mbahet të enjten në ora 10.

Thaçi ka thënë se partia e tij nuk do të lejojë që një ‘grumbull muskujsh politik të humbur'’ ta prish rregullin.

"Pati tendenca për ta shkelur kushtetutën, nëse deri tani veç nuk është shkelur”, ka thënë Thaçi

Nis mbledhja e Kryesisë, Koalicioni LDK AAK NISMA ballafaqohet për herë të parë me Thaçin

Partitë e koalicionit LDK AAK NISMA dhe lideri i PDK'së Hashim Thaçi kanë filluar mbledhjen e cila kryesohet nga Kryeparlamentari i vjetër Jakup Krasniqi. Aty pritet të përcaktohet agjenda e seancës konstituive të legjislaturës së re.

Mbledhja e Kryesisë së vjetër të Kuvendit e cila pritet të përcaktojë agjendën e seancës konsituive ka filluar Gazetari i Express njofton se në sallën ku mbahet mbledhja tashmë kanë shkuar Ramush Haradinaj i nominuari për Kryeministër i koalicionit LDK AAK NISMA pë, Lideri I LDK’së Isa Mustafa, kreu i VV’së Albin Kurti dhe lideri i NISMA’s Fatmir Limaj. Po ashtu në mbledhje merr pjesë edhe lideri i PDK'së Hashim Thaçi dhe përbërja e Kryesisë së vjetër të Kuvendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat