Emrat e abstenuesve të LDK-së

Zgjedhjet 2014

Emrat e abstenuesve të LDK-së

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 00:24

Pesë anëtarët e LDK-së, të cilët kanë abstenuar në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) ku është miratuar koalicion i lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën janë; Armend Zemaj, Sali Asllanaj, Kimete Bytyqi, Izet Avdyli dhe Nebi Zariqi.

Mëgjithatë edhe me mos votimin e tyre, vendimi ka hyrë në fuqi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa mund te vazhdojë marrëveshjen me Ramush Haradinajn e Fatmi Limajn.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa para Këshillit të Përgjithshëm ,thënë se koalicioni ka qenë e vetmja mundësi që të largohet Hashim Thaçi dhe keqqeverisja e tij nga institucionet.

Në këtë mbledhje të KP-së një fjalim e ka mbajtur edhe Lutfi Haziri. Dhe pikërisht Lutfi Haziri e ka propozuar Isa Mustafën në Këshill të Përgjithshëm që të nominohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë zyrtarët e LDK-së kanë thënë që presin që marrëveshja të miratohet pa ndonjë kundërshtim të madh. Prezent ishte edhe Arben Gashi i cili është shprehur i pakënaqur me marrëveshjen që ka bërë LDK.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat