Ekskluzive: Ja si do të ulen deputetët

Zgjedhjet 2014

Ekskluzive: Ja si do të ulen deputetët

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:21

Skema për ndarjen e ulëseve të deputetëve në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit. Sipas këtij dokumenti, në karriget në mesin e sallës do të ulën 37 deputetët e PDK-së, e jo deputetët e bllokut opozitare, siç pretendojnë tri partitë e koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Edhe pse deputetët e këtyre tri partive dje janë regjistruar në një grup të përbashkët parlamentar, ato në Kuvend, në seancën e parë të 17 korrikut, do të ulën si parti të veçanta.
Sipas kësaj skeme, renditja e ulëseve në Kuvend nuk do të ndryshojë shumë nga përbërja e kaluar. Në mes do të jetë PDK, në anën majtë të PDK-së do të jetë LDK-ja, në anën e djathtë do të ulën deputet e Lëvizjes Vetëvendosje.
AAK-ja sërish do të jetë pas Vetëvendosjes, kurse deputet e Nismës do të ulën pas atyre të LDK-së.
Sipas kësaj skeme, përpjekjet e bllokut opozitar që përmes bashkimit në një grup të vetëm parlamentar të kenë mundësi të propozojnë kreun e Kuvendit, bien në ujë.
Kreun e Kuvendit, sipas numrave pritet ta propozojë PDK-ja, si grupi më i madh parlamentar me 37 deputetë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat