Cilët janë bajlozët e heshtur të Këshillit të Përgjithshëm i LDK-së që po përplasen me Isën!?

Zgjedhjet 2014

Cilët janë bajlozët e heshtur të Këshillit të Përgjithshëm i LDK-së që po përplasen me Isën!?

Nga: Mimozë Lakna Më: 11 korrik 2014 Në ora: 17:21

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur për të diskutuar rreth koalicionit LDK-AAK-Nisma. Ndonëse kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, tashmë e ka nënshkruar marrëveshjen me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, jo të gjithë në LDK po pajtohen me këtë fakti.

Këtij koalicioni nuk ia ka dhënë dritën e gjelbër ende Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së brenda të cilit ka shumë zëra të pakënaqur të cilët nuk po pajtohen me marrëveshjen e cila kreun e AAK-së e përcakton si kryeministër ndërsa Isa Mustafën si kryetar parlamenti. Pavarësisht se shumica e deputetëve të LDK-së tashmë janë regjistruar në një grup të përbashkët parlamentar me AAK-në dhe Nismën, ende nuk dihet nëse do të jetësohet koalicioni.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, duke folur rreth mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, thotë se mendimet ndryshe janë bazë demokratike e funksionimit të LDK-së.
“Në LDK ka demokraci dhe vendimet diskutohen gjerë e gjatë çdo herë, gjatë diskutimeve rrihen aspektet e ndryshme, ku ka mendime të ndryshme mjafte herë kritika, propozime të qëndrimeve tjera të cilat dallojnë. Pas diskutimeve me votim merren vendimet. Vendime e marrura me shumicën e votave obligojnë strukturat dhe anëtarët që ti respektojnë. Mendoj se kjo e paraqet bazën demokratike të funksionimit të LDK-së”, thotë Sahatqija për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat