Abazi: Puq politik do të ishte zgjedhja e kryeparlamentarit nga PDK-ja

Zgjedhjet 2014

Abazi: Puq politik do të ishte zgjedhja e kryeparlamentarit nga PDK-ja

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 11 korrik 2014 Në ora: 17:09

Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe certifikimit të tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kosova është akoma pa institucione. Më shumë se një muaj ka që kur kemi votuar, e akoma nuk e dimë se kush do të jetë Kryeministri dhe Kryeparlamentari i Kosovës.

Që nga paslufta,asnjëherë nuk ka qenë më problematike që të formohet Qeveria e re se sa që është sot. Pas bllokut opozitar të krijuar nga LDK-AKK-Nisma dhe me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje shpresat e kryeministrit në largim Hashim Thaçi kanë filluar të shuhen. Por akoma misteri qëndron se kush do të bëhet Kryeparlamentari i Kosovës dhe a do të mund që ai ta formojë Qeverinë?

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë për gazetën “Bota sot” se, grupi më i madh parlamentar e propozon Kryetarin dhe një nën Kryetar të Kuvendit si dhe për ta zgjedhë Kryetarin duhet 61 vota që grupi LDK-AAK dhe Nisma mund ta materializojnë. Ai thekson se grupi 6+ është një precedent i së kaluarës.

Drejtori i “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, thotë për gazetën “Bota sot” se, grupi më i madh parlamentar e zgjedh Kryeparlamentarin, ndërsa çdo tentim tjetër e vlerëson si puq politik.

“Grupi më i madh parlamentar e kandidon dhe e zgjedh Kryeparlamentarin. Çdo tentim tjetër është puq politik. Sipas Kushtetutës, Presidentja është e obliguar të marrë parasysh kompozicionet në parlament dhe të jep të drejtën për mandatar partisë apo koalicionit që mund të mbështetët dhe të sigurojë me shumicë votash Qeverinë dhe programin qeverisës. Ky proces mund të ketë dy faza dhe dy nominime një pas një. Kjo është e qartë dhe pa mëdyshje përveç nëse ka qëllime për të futur vendin në krizë të thellë institucionale me pasoja të renda”, thekson Haki Abazi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat