Pse Ramushi nuk po ia jep postin LDK-së? Pse nuk heq dorë nga shantazhi?!

Zgjedhjet 2014

Pse Ramushi nuk po ia jep postin LDK-së? Pse nuk heq dorë nga shantazhi?!

Nga: Hava Orana Më: 11 korrik 2014 Në ora: 17:09

Ramush Haradinaj është deklaruar disa herë se nuk e do krijimin e Qeverisë Thaçi 3, në këtë mënyrë duke deklaruar se qëllimi tij është të mos e lejoj kryeministrin në largim Hashim Thaçin, edhe për një mandat. Por, po ashtu ai ishte deklaruar me ngulm se e do pozitën e kryeministrit. Në këtë mënyrë hyri edhe në koalicion me LDK-në e Nismën, pasi këto të fundit ia ofruan pozitën e kryeministrit.

A do të thotë kjo se qëllim i vetëm i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt ishte të jetë në krye të Qeverisë? A do të shkonte Haradinaj edhe në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit apo cilëndo parti vetëm të arrij qëllimin e tij?

Haradinaj në një intervistë televizive ka deklaruar se qeverinë e ka pasion. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj beson se me ardhjen e tij në pushtet do të ndryshoj vendi. Ndërkaq, ai thotë se qeverinë e ka pasion edhe pse mund të çuditen shumica pse e ka pasion. Ndërsa, i pyetur pse është nominuar për kryeministër, Haradinaj tha se kjo mund të jetë një respektim i traditës pasi që e kanë parë punën e tij në 100 ditshin me ish presidentin Rugova.

Ramush, i obsesionuar

Analisti Jeton Kelmendi thotë se sikur Haradinaj të mos bënte marrëveshje me LDK-në e Nismën, pa fije dyshimi ai do të shkonte pas ish kryeministrit Thaçi, vetëm ta bënte kryeministër. Sipas tij, Haradinaj është çelësi i të gjithave dhe e ka mundësinë t’i shantazhoj të gjitha partitë. E për liderin e LDK-së, Isa Mustafen thotë se ka gabuar duke ia dhënë pozitën e kryeministrit atij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat