Presioni dhe propaganda e PDK-së se shpëton Thaçin nga pensionimi!

Zgjedhjet 2014

Presioni dhe propaganda e PDK-së se shpëton Thaçin nga pensionimi!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 10 korrik 2014 Në ora: 17:16

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka theksuar se logjika e shëndoshë dhe numrat në Kuvend tregojnë se në Kosovë nuk mund të ketë një qeveri pro evropiane dhe pro amerikane pa PDK-në.

Me këtë deklaratë të Selimit, vërtetohet tentativa e kryeministrit Thaçi dhe PDK-së se, edhe pse e kanë të pamundur ta formojnë Qeverinë, ata nuk dorëzohen. Pra, PDK-ja nuk ka lënë asnjë variant pa e provuar. Është folur se ka PDK-ja ka ofruar para për blerjen e deputetëve të opozitës për te votuar PDK-në që ta formojë Qeverinë, pastaj ju ka bërë dhuratë si “Baba dimri” partive një nga një që ta marrin postin e kryeministrit vetëm që Hashim Thaçi të mbetet në pozitë dhe mos të dal i “humbur” në opozitë, por tentativat e tij asnjëherë nuk janë pranuar.

Madje është përfolur edhe për opsionin e vetëm të mundshëm të kryeministrit Thaçi, ku flitet se është duke menduar që të tërhiqet komplet prej të qenurit i mandatuar.

Muhamet Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për gazetën “Bota sot” se ky është një problem i kundrimit personal të funksionareve të caktuar se çka do të thotë proamerikan ose proevropian.

“Pra këta deklarativisht janë për vlerat euroatlantike po e kanë sjellë në nivel të mjerueshëm zhvillimin ekonomik, zbatimin e shtetit ligjor, përdorimin e parasë publike dhe luftën kundër korrupsionit”, thotë Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat