PDK-ja bën shpikjen e radhës, Arsim Bajrami kandidati i PDK-së për pozitën e kryeparlamentarit

Zgjedhjet 2014

PDK-ja bën shpikjen e radhës, Arsim Bajrami kandidati i PDK-së për pozitën e kryeparlamentarit

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 14:21

PDK-ja bën shpikjen e radhës. Arsim Bajrami do të jetë kandidati i PDK-së për pozitën e Kryeparlamentarit. Kështu i ka thënë “Botës sot” një përfaqësues i PDK-së në kryeqytet. Por ende nuk saktësohet se nga do t’i siguroj PDK-ja 61 vota për ta votuar Arsim Bajramin. Situata është e qartë, kush i ka 61 vota me 17 korrik do të bëhet i pari i Parlamentit. Ndërsa, nëse këto ditë ndokush do të dëgjohente “daullet” e Hashim Thaçit, shumëkush do vinte bast në bastoret sportive se “drita” që sheh Thaçi në fund të tunelit do të bëhej realitet më 17 korrik. Por, parashikimet e “bastorëve” janë se Thaçi pritet të mbetet në hije dhe errësirë të madhe thellë në tunel. Qeveria e parlamenti do drejtohet nga të tjerët, nga LDK-AAK-NISMA.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat