Kështu mundet kundërshtari politik! PDK-ja hyn në krizë të thellë!

Zgjedhjet 2014

Kështu mundet kundërshtari politik! PDK-ja hyn në krizë të thellë!

Nga: Mimoza Lakna Më: 9 korrik 2014 Në ora: 16:57

Ka nisur zhvillimi i procedurave para seancës konstituive të legjislaturës së pestë të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më datën 17 korrik. Në ambientet e ndërtesës së Kuvendit Deputetët kanë filluar t`i japin të dhënat e tyre për tu regjistruar si deputet të legjislaturës së pestë. Të parët janë regjistruar deputetët e grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërsa në ditët në vijim do të regjistrohen të tjerët.

Tashmë është vendosur që partnerët e koalicionit LDK-AAK dhe Nisma, të hyjnë si një grup i përbashkët parlamentarë në kuvend, në mënyrë që atyre t`iu takoj posti i kryetarit të Kuvendit si dhe i kryeministrit. Kreu i LDK-së Isa Mustafa pas 17 korrikut, pritet të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Demokracia e shumicës

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur edhe takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa me deputetët e kësaj partie. Ashtu si ishte pritur, deputetët e LDK-së, kanë rënë dakord për të hyrë në Kuvend si një grup i përbashkët parlamentarë me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat