Hashim Thaçi mbledh strukturat e partisë, tenton ta çoj vendin në zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme

Zgjedhjet 2014

Hashim Thaçi mbledh strukturat e partisë, tenton ta çoj vendin në zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 17:48

Të shtunën në Prishtinë PDK do zhvilloj mbledhjen. Hashim Thaçi ka ndërmend të mbledh Këshillin e Përgjithshëm të PDK-së dhe të tentojë të çoj vendin në zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme. Kështu i ka thënë “Botës sot” një përfaqësues i PDK-së. Këto ditë Thaçi ka mbetur duarthatë dhe pa asnjë opsion për ta krijuar qeverinë e “Misionit të Ri”. Që nga 10 qershori kur u krijua koalicioni LDK- AAK- NISMA, Hashim Thaçi ka bërë përpjekje për t’u kapur për shkumë deti, duke kërkuar mbështetjen e dy gazetave ditore dhe një mediumi elektronik në internet për të plasuar rrena e gënjeshtra, se si do ta bënte qeverinë, se si do t’i “peshkonte” deputetet e partive të tjera, se si synon të mbetet shef i shefave të shefave...shefave... shefave deri të shefi më i vogël i partisë dhe qeverisë të cilët e kanë kapur shtetin. Në mbledhjen e ardhshme të PDK-së Thaçi pritet t’u kumtoj shefave të shefave nga më i madhi deri të më i vogli, se do të përdoret çdo mjet që Kosova të shkoj në zgjedhjet e tjera të jashtëzakonshme.
PDK do të diskutojë se si do të reagohet në rast se nuk arrin ta krijoj qeverinë dhe se çfarë metodash do të përdorën që me të gjitha mjetet të luftohet që Kosova të shkoj në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në mbledhjen e PDK-së do të flitet për analizën e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, sikurse do të kërkohet konsolidimi i Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së duke i plotësuar pozitat boshe. Kanë mbetur 3 vende boshe në kryesi sepse ikën Limaj, Krasniqi, Bislimi, dhe janë 11 vende boshe në Këshillin e Përgjithshëm të PDK-së sepse ikën: 1) Fatmir Limaj (NISMA), 2) Jakup Krasniqi (NISMA), 3) Xhevat Bislimi (NISMA), 4) Fitim Selimi (NISMA), 5) Lumnije Morina (VV), 6) Njazi Idrizi (AAK), 7) Daut Xhemaili (NISMA), 8) Xhabir Morina (VV), 9) Vlora Çitaku (konzulle në Nju Jork), 10) Ramadan Avdiu (konsull në Gjenevë), 11) Ali Jakupi (ka ndërruar jetë).


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat