‘Blerja’ e deputetëve nga PDK, skandal turpërues!

Zgjedhjet 2014

‘Blerja’ e deputetëve nga PDK, skandal turpërues!

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 17:07

Sipas deputetes Alma Lama, asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votonte një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja.

Partia Demokratike është para shpërthimit të një skandali të ri. Përfoljet për ‘blerje’ deputetësh, krijime fondesh apo shtabesh duket se ka marrë hov maksimal, pasi tashmë pritet certifikimi i rezultateve zgjedhore, dhe brenda muajit, pritet edhe konstituimi i Kuvendit të Republikës.
“Blerja” e deputetëve synohet në dy mënyra, duke angazhuar një trup njeërzish me ndikim, duke i joshur me pushtet dhe zgjidhje të tjera, ata deputetë, që janë më të thyeshëm dhe potencialisht të pakënaqur nga udhëheqjet partiake.

Peshkimi kryesor është duke synuar të bëhet brenda LDK-së, si partia më e madhe. Por, në të kaluarën, nuk ka ndodhur që një deputet i LDK-së ta braktis këtë parti, përkundrazi ka pasur kalime në këtë parti si deputetja Alma Lama nga Vetëvendosje, pastaj Rita Hazeraj, Njomza Emini e Arsim Rexhepi nga AKR-ja, Hajzeraj dhe Rexhepi nuk janë më deputet.
Shqetësimet

Edhe nga AAK-ja nuk ka pasur kalime në parti të tjera në legjislaturën e fundit, por nga subjekte të tjera në këtë parti po. Kështu që mbetet me pak gjasa teoria e blerjes së votave.

Sidoqoftë shqetësimet e para janë krijuar!

Asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votonte një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja. Kështu thotë për “Bota sot”, deputetja e ardhshme e LDK-së në Kuvendin e Kosovës Alma Lama.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat