PDK-ja nuk ndodhet vetëm në prag humbje të pushtetit, por ajo po ndjen drithërimat dhe tronditjet që do të pasojnë. E gjitha duket sikur një zezonë. Gjithë ato fotomontazhe karikatura, sikur shpërfaqin imazhin e ndërdijshëm të liderëve të PDK-së, shumica e të cilave pamje lidhen me burgun, madje me dy burgjet në ndërtimin e të cilave investoi jo pak, po ky pushtet!
37 vota përballë 63 nuk japin shpresa as për të provuar formimin e qeverisë, që më tepër që pakicat e kanë të garantuar pjesëmarrjen në qeveri, pavarësisht se kush do ta marrë përsipër formimin e saj.
As shpresat tek katastrofat nuk japin zgjidhje. Madje duket se as betimi në para nuk do të jap rezultat në kohën, që afera “printo” u rri si sëpatë mbi kokë, veçmas në provojnë të derdhin dhjetëra mijëra apo qindra mijëra euro! Kjo do ta komprometonte aq rëndë praninë ndërkombëtare, sa që mund ta parafytyrojmë një tërheqje masive të përfaqësuesve diplomatikë! Por, ky nuk është skenari që pritet të ndodhë!
Partia Demokratike e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk po mund të bindet se nëse nuk i bënë numrat për ta formuar qeverinë, këtë mund ta bëjë koalicioni LDK-AAK-Nisma nëse presidentja Jahjaga do t`ia ofroj mundësinë.
Për PDK-në, është më e pranueshme të shkohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme sesa udhëheqja e vendit të bie në duart e bllokut.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)