Arben Gashi zbulon arsyet pse LDK nuk bëhet më me Thaçin

Zgjedhjet 2014

Arben Gashi zbulon arsyet pse LDK nuk bëhet më me Thaçin

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 12:38

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka shpjeguar se pse askush nuk dëshiron marrëveshje me kryeministrin në largim, Hashim Thaçin.

Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar për gënjeshtrat, siç thotë ai, që kryetari i PDK-së u ka bërë: LDK-së, AAK-së,VV-së si dhe NISMËS.

“Pse askush nuk don marreveshje me Thacin?
Sepse te gjithe i ka genjy
E ka genjy LDK per ceshtjen e Presidentit dhe te zgjedhjeve,etj.
E ka genjy AAK per ceshtjen e Kryeministrit etj.
E ka genjy Nisma per ceshtje Limaj etj.
E ka genjy VV per ceshtjen e decentralizimit dhe te negociatave etj
Dhe me e keqja te gjitha bisedat edhe private me spektrin pilitik te Kosoves, ne momente debati politik i ka keqperdor per interesa politike personale dhe partiake, dhe per ti shakterru kundershtaret pilitik me te cilet ne nje moment mund te ket pas bashkepunim.
Thaci eshte thjeshte armik i te gjitheve, jo se tjeret duhen me vete”, ka shkruar në fund Gashi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat