Ekskluzive: Qeverinë mund ta formojë, PDK, por edhe koalicioni

Zgjedhjet 2014

Ekskluzive: Qeverinë mund ta formojë, PDK, por edhe koalicioni

Më: 1 korrik 2014 Në ora: 15:02

(E plotësuar )- Gjykata Kushtetuese, fati i koalicionit në duart e presidentes Jahjaga.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë ai që do e ndihmoj vendin të kaloj këtë ngërç politik që e ka kapluar që nga zgjedhjet e 8 qershorit. Derisa partia fituese e këtyre zgjedhjeve nuk po arrin të krijojë qeverinë ne mungesë të numrave, partitë tjera janë zotuar se asnjëherë nga to nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në.
Gjykata Kushtetuese ka marr vendimin gjatë ditës së martë duke thënë se Presidentes i takon që marr vendimin për mandatarin e ardhshëm, sipas paragrafit 92 të vendimti të Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata konsideron se Presidenti i Republikës duhet të vlerësojë se cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë kandidatin për Kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.

Gjykata rithekson se neni 95, paragrafi 4, i Kushtetutës kërkon që të ketë një kandidat tjetër për Kryeministër, por e lë të hapur çështjen se cilës parti ose cilit koalicion do t'i jepet mandati për të propozuar kandidatin për Kryeministër.

“Pasi qe, sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës përfaqëson shtetin dhe unitetin e popullit, është përgjegjësi e Presidentit të ruajë stabilitetin e vendit dhe të gjejë kritere mbizotëruese për formimin e qeverisë së re, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet. Prandaj, Gjykata konkludon se dispozitat kushtetuese janë mjaftueshëm të qarta dhe në përputhshmëri me njëra-tjetrën për të çuar deri te formimi i Qeverisë së re në pajtim me vullnetin e votuesve”, thekson Kushtetuesja.

Vendimi: Gjykata konsideron se Presidenti i Republikës duhet të vlerësojë se cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë kandidatin për Kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re./BS

Gjykata VENDOS

I. Njezeri, TA DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;

II. Me shumice votash, TE KONSTATOJE qe:

a. Nenet 84 (14) dhe 95 te Kushtetutes jane ne perputhshmeri me

njeri-tjetrin;

b. Perdorimi i termave "parti politike ose koalicion", kur permendenne lidhje me nenin 84 (14) dhe me nenin 95, paragrafet 1 dhe 4, teKushtetutes, nenkupton partine politike ose koalicionin qe eshteregjistruar sipas Ligjit per Zgjedhjet e Pergjithshme, merr pjese sisubjekt zgjedhor, eshte i perfshire ne fletevotim te zgjedhjeve, ekalon pragun dhe, rrjedhimisht, fiton vende ne Kuvend;

c. Partia ose koalicioni qe ka fituar shumicen ne Kuvend, si<;percaktohet ne nenin 95, paragrafi 1, te Kushtetutes, nenkuptonpartine ose koalicionin qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend,qofte shumicen absolute, qofte ate relative;<;. Presidenti Republikes, ne baze te nenit 95, paragrafi 1, teKushtetutes, i propozon Kuvendit kandidatin per Kryeminister tenominuar nga partia politike ose nga koalicioni qe ka numrin mete madh te vendeve ne Kuvend;

d. Presidenti i Republikes nuk e ka diskrecionin te refuzoje caktimin e kandidatit te propozuar per Kryeminister;

dh. Ne rast se kandidati i propozuar per Kryeminister nuk merr votate nevojshme, Presidenti Republikes, ne diskrecionin e tij/saj, nebaze te nenit 95, paragrafi 4, te Kushtetutes, emeron kandidatintjeter per Kryeminister, pas konsultimit me partite ose me koalicionet (e regjistruara ne pajtim me Ligjin per Zgjedhjet e Pergjithshme) qe kane plotesuar kriteret e lartpermendura, prame parti ose me koalicion qe eshte regjistruar si subjekt zgjedhorne pajtim me Ligjin per Zgjedhjet e Pergjithshme, e ka emrin nefletevotim te zgjedhjeve, ka marre pjese ne zgjedhje dhe ka kaluarpragun;

e. Nuk perjashtohet qe Presidenti i Republikes te vendose t'i jape partise ose koalicionit te pare, sipas nenit 95, paragrafi 1, teKusbtetutes, mundesine te propozoje kandidatin tjeter per Kryeminister;

Ja vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Gjykata Kushtetuese mandaton për qeverinë të parin Thaçin, të dytin Ramushin

***

Gjykata Kushtetuese mandaton për qeverinë të parin Thaçin, të dytin Ramushin
Gjykata Kushtetuese është duke i dhënë fund përkthimit dhe harmonizimit të teksteve në tri gjuhët, shqip, anglisht serbisht, të vendimit për të drejtën e mandatarit për krijimin e koalicionit qeverisës.
Burime zyrtare të “Bota sot” heqin dilemat e krijuara nga disa portale dhe media të tjera, dje pasdite dhe sot. Vendimi i Gjykatës, që tashmë është në përkthim e sipër në gjuhët tjera, thotë shprehimisht se mandatari i parë për krijimin e qeverisë, propozohet nga PDK-ja, si parti që ka fituar një shumicë relative të zgjedhjeve të 8 qershorit, ndërsa mandatari i dytë, i takon subjektit të dytë më të votuar, e që në këtë rast është propozimi i koalicionit LDK-AAK-NISMA me mbështetje të Vetëvendosjes.

Tashmë kjo situatë e bënë shumë të vështirë, punën për Hashim Thaçin dhe partinë, e tij, e cila në rast se do të kishte dy herë shans për krijimin e qeverisë do të mund të kalkulonte më tepër dhe do të kishte kohë më shumë, por kjo nuk ndodhi.

Tashmë llogaria e Thaçit mbetet tek tërheqja e deputetëve, klandestinizimi i tyre, duke provuar me të gjitha mjetet t’ia marrë partive rivale ndonjë deputetë, qoftë edhe për të barazuar numrat, 60 PDK dhe pakicat, dhe 60 shqiptarë në anën tjetër!, një barazim të përkohshëm, për ti dhënë shans më pas mundësisë së krijimit të një qeveri teknike./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat