Marrëveshja për qeverinë gati, VV edhe zyrtarisht pjesë e koalicionit!

Zgjedhjet 2014

Marrëveshja për qeverinë gati, VV edhe zyrtarisht pjesë e koalicionit!

Më: 19 qershor 2014 Në ora: 17:15

Nga e enjtja edhe zyrtarisht Vetëvendosje mund të konsiderohet pjesë e koalicionit pas zgjedhor. Ajo në një takim të krerëve të koalicionit dhe ekipeve mbështetëse në selinë e AAK-së, ka dorëzuar kërkesa dhe qëndrimet me shkrim të kësaj partie se si duhet të sillet ndaj saj ky koalicion, dhe të detyrimeve që kjo merr për sipër.
Ndonëse ende nuk kemi rezultate finale të zgjedhjeve të 8 qershorit, ende nuk dihet saktë se kush do të qeverisë me vendin. Nga njëra anë është krijuar koalicion që pretendon të qeverisë me vendin, e nga ana tjetër, PDK-ja thotë që do të krijojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve. Nga rezultatet e deritanishme AKR-ja nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, mirëpo derisa ende nuk janë numëruar tërë votat, AKR-ja është optimiste se do të kaloj pragun. Madje lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, bashkë me nënkryetaren e kësaj partie, kanë zhvilluar një takim me liderin e PDK-së, ku kanë biseduar për mundësitë për një koalicion të mundshëm më PDK-në, dhe assesi me koalicionin LDK-AAK e Nisma.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat