Thaçi po e fuqizon Serpsken, për ta nxjerr jashtë loje Nismën

Zgjedhjet 2014

Thaçi po e fuqizon Serpsken, për ta nxjerr jashtë loje Nismën

Nga: M.Lakna Më: 18 qershor 2014 Në ora: 11:27

Ndonëse, numërimi i votave është në përfundim e sipër, ende nuk dihet se kush do të jetë mandatari i Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës po këmbëngulë se do ta formoj qeverinë derisa blloku tjetër i krijuar nga LDK –AAK-NISMA, thonë se i kanë numrat dhe do ta formojnë qeverinë.

Analisti Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Hashim Thaçi po tenton të manipuloj me zgjedhjet duke e fuqizuar listën Serpska, dhe duke e nxjerrë jashtë loje Nismën për Kosovën.

"Thaçi po tenton t'i manipuloj zgjedhjet! Skenari apo Plani B i Thaçit; Me 10000 votat e rrejshme të serbëve, Thaçi po mundohet ta fuqizon ''Lista Srpskën'', ta nxjerr jashtë lojës Nismën, në mënyrë që asnjëra palë mos t'i ketë numrat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë dhe vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë ai, vlerëson publicisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi

Mirëpo sipas Krasniqit, çdo tentativë për t`i manipuluar zgjedhjet do të jetë e pa suksesshme duke shtuar se edhe në vendet demokratike nëse partia që del e para në zgjedhje nuk mund ta formoj qeverinë, ia hapë rrugën partisë së dytë për ta bërë një gjë të tillë.

“Çdo tentativë e Thaçit për t'i manipuluar zgjedhjet, do të rezultojë e pasuksesshme. Nuk po e kuptoj Thaçin pse po ngul këmbë dhe nuk po lëshon pe, kur asnjë parti nuk po dëshiron të bëj koalicion me të për ta formuar qeverinë. Edhe në shtetet më demokratike kur partia që ka dalë e para në zgjedhje nuk ka arritur ta formojë qeverinë, i është hapur rruga partisë së dytë për ta bërë një gjë të tillë, e në këtë rast koalicioni LDK-AAK-NISMA i kanë numrat e mjaftueshëm për ta formuar qeverinë”, thotë publicisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat