Ahmeti: VV rreth 20 deputetë në Kuvend

Zgjedhjet 2014

Ahmeti: VV rreth 20 deputetë në Kuvend

Më: 8 qershor 2014 Në ora: 21:49

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje ka rritje të votuesve të cilët e votojnë Vetëvendosjen.

“Sipas informatave të mbledhura, LVV ka rritje nga 2010 për 30 mijë vota ose 17 - 18 përqind. Në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës do ti kemi rreth 20 deputetë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat