Mustafa: Lutfi Haziri është manipulant

Zgjedhjet 2013

Mustafa: Lutfi Haziri është manipulant

Më: 7 dhjetor 2013 Në ora: 18:19

Kryetari i deritashëm i komunës së Gjilanit e ka quajtur kryetarin e ri të kësaj komune “manipulant” i cili nuk e ka problem të shfrytëzojë ndjenjat e qytetarëve për qëllime politike.

Mustafa i është referuar cështjes së vajzave të vogla me shamia në shkolla e cila u përdor nga Haziri gjatë fushatës parazgjedhore, pas raundit të parë.

Ish ministri i LDK-së, Haziri premtoi se të gjitha vajzat e vogla nën 18 vjec që bartin shaminë islame, do të mund të kthehen në shkolla publike megjithëse kjo nuk lejohet me rregullore të MASHT-it. Për këtë cështje edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka japur vlerësimin e vet duke vendosur në favor të ndalimit të shamive islame në shkolla publike.

“Ky kandidat për fat të keq të komunës tash është kryetar, ka treguar sa manipulon me cilëndo ndjenjë të qytetarëve tanë”, ia ka thënë Mustafa gazetës Express. Sipas Mustafës,Haziri i manipuloi gjilanasit edhe në çështje tjera. “Në rastin e shamiave manipuloi me ndjenjën fetare dhe të besimit islam, në rastin e tenderëve me afaristët kur thotë që vetëm vendorët do të marrin punë, në rastin e bizneseve me lehtësirat që ai kurrë nuk mund t’i bënë”, thotë Qemajl Mustafa.

Ai thotë se Lutfi Haziri është shkelës i ligjit dhe i tillë do të shfaqet kur të filloj zyrtarisht të qeverisë me Gjilanin. “Ky shkelës i ligjit gjatë gjithë kohës e ka gënjyer qytetarin e tij. Nuk ka ky kompetencë ligjore për shamitë e as për konkurrencën te tenderët, po marifetin ia shohim tash kur nise me qeverisë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat