AAK-LDD koalicion me Ramadan Mujën e PDK-së, në Prizren

Zgjedhjet 2013

AAK-LDD koalicion me Ramadan Mujën e PDK-së, në Prizren

Më: 5 nëntor 2013 Në ora: 19:25

Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nivel të degëve në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje koalicion. AAK-ja së bashku me LDD-në do ta mbështesin kandidatin e PDK-së, Ramadan Muja, i cili shkon në balotazh me Eqrem Kryeziun e LDK-së. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. “Sot Partia Demokratike e Kosovës në nivel dege ka arritur një marrëveshje me AAK-në dhe LDD-në për të mbështet kandidatin Ramadan Muja në rundin e dytë për të qeverisur dhe ky bashkim është bazuar në parime dhe platforma për t’i vazhduar ndryshimet në Prizren dhe për ta bërë model të zhvillimit”, ka thënë Hoxhaj . Ai ka thënë se edhe në komuna të tjera të Kosovës mund të ketë koalicione të tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat