Ja biografia e Kryetarit Lexhendar: I pëlqen të meditojë gjatë mbathjes së çorapeve!

Zgjedhjet 2013

Ja biografia e Kryetarit Lexhendar: I pëlqen të meditojë gjatë mbathjes së çorapeve!

Më: 1 nëntor 2013 Në ora: 18:40

Në profilin e tyre në rrjetin social Facebook, Partia e Fortë ka postuar edhe biografinë e liderit të këtij subjekti, Kryetarit Lexhendar Visar Arifaj.
“Më 4 qershor 1987, lindi Visar Arifaj ende pa i mbushur 1 vjet.

Që në fëmijëri, i kishte pasion bagerët, të cilët i shihte si vet dorën e progresit dhe ndërtimit të shtetit. Shkoi në shkollën fillore “Dardania”, si nxënës tek mësuesja Fëllanzë dhe si djali i mësueses Mejreme, fakt ky që ia pamundësoi atij të gënjejë në shtëpi për nota dhe mungesa. Kështu, ai e kuptoi se sa e vështirë është jeta nëse të duhet të jesh i sinqertë dhe se duhet të bëhesh shumë më i sofistikuar në manipulime, duke filluar kështu edhe hapat e parë të një politikani.

Gjatë kësaj moshe të njomë, Visari pati shpërthimin e tij artistik me ç’rast erdhën në jetë edhe shumica e veprave të tij më të njohura, ndër to edhe ‘Profesioni që më pëlqen’ e cila vlerësohet 999,999,999.99 euro.

‘Sami Frashëri’, drejtimi matematikë-informatikë, njihet si shkollimi i tij i mesëm, ku edhe pse dallohej në njohuritë e tij matematikore, gjithmonë e kishte problem shumëzimin me 7 dhe me 8, numra këta që ai e konsideron se duhet të largohen nga tabela e shumëzimit.

Si një adoloshent i talentuar dhe i pajisur me shumë programe kompjuterike të piratuara, ai në moshën 16 vjeçare filloi edhe angazhimin e tij profesional si programer dhe ilustrues, fillimisht në ‘Rrotë’ e pastaj në ‘Karrotë’.

Si çdo tetëmbëdhjetë vjeçar me vetëbesim të tepërt, ai bashkëthemeloi ‘Trembelat’, kompani kjo të cilës vazhdon t’i shërbejë edhe sot e kësaj dite. Kjo nuk i mjaftoi si sfidë dhe vendosi të provojë të regjistrohej pa të njohshëm në fakultetin e Dizajnit Grafik pranë Universitetit të Prishtinës, gjë që nga shumë njerëz besohej të ketë qenë e pamundur. Si rezultat i suksesit në këtë sfidë, ai u detyrua t’i përfundojë studimet në atë fakultet.

Në jetën e përditshme, Visarit e ka shprehi të i numërojë shkallët nëpër të cilat kalon e që, për habinë e tij, nuk është diçka që ndërron shpesh nëpër banesa (nga 16 shkallë për kat në hyrjen ku banon dhe dy herë nga 9 shkallë për kat tek zyrat e ‘Trembelave’).

I pëlqen të meditojë gjatë mbathjes së çorapeve, proces ky që mund t’i zgjasë deri në gjysmë ore”, thuhet në postim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat