Loriana Kuka sot garon në Grand Prix-in e Hagës, synon medaljen e artë

Xhudo

Loriana Kuka sot garon në Grand Prix-in e Hagës, synon medaljen e artë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 10:21
Loriana Kuka

Sot do të zhvillohet dita e tretë e Grand Prix-it të Xhudos, që po mbahet në Holandë, në qytetin e Hagës.

Në këtë kompeticion garon edhe kampionia evropiane në U-23, Loriana Kuka, e cila garon në kategorinë -73 kg.

Ajo raundin e parë e ka kaluar pa kundërshtar, duke kaluar direkt në raundin e dytë.

Në këtë raund ajo do të përballet me xhudisten nga Holanda, Ilona Lucassen, fituesja prej të cilave do të përballet me kinezen Zhenzhao MA.

I urojmë shumë suksese Lorianës. Shpresojmë që nga ky Grand Prix të dali me medalje të artë.

Kujtojmë se në Hagë, medalje kanë fituar edhe Akil Gjakova ( të argjendtë) dhe Distria Krasniqi ( të bronztë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat