Lartëson flamurin e policisë në shtetin që ende nuk e ka njohur Kosovën

Xhudo

Lartëson flamurin e policisë në shtetin që ende nuk e ka njohur Kosovën

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:48
Anton Cena

Xhudisti veteran Anton Cena ka arritur sukses jashtëzakonisht të mirë në fanellën e policisë së Kosovës, në garat që po mbahen në Spanjë.

“Luftë pas lufte, arrin edhe fundi i kësaj sfide sa të vështirë për nga natyra sportive, aq edhe emotive personalisht për mua ! Vështirësitë në gara, arrita t'i kaloj lehtë meqë isha përgatitur deri në nivelin më madhor , pa u ndalur ditë e natë, përderisa herë pas here gjatë garës më dyfishohej sikleti i përgjegjësisë morale, që doemos të dilja fitues, pikërisht këtu në shtetin që ende nuk e ka njohur Kosovën!

Arrita ta bëj, të jem fitues dhe me medalje të artë të ngrihem i pari, e pavarësisht bindjeve politike të Spanjës, ta ngris flamurin e Kosovës lart e më lart në këtë arenë shumë të nxehtë që do të mbahet mend sigurisht Kosova.

Ishte kjo gara e parë në xhudos e Kampionatit të shtatë Evropian për Policë, Zjarrfikës, Dogana dhe Korrektues, ku garova në grupmoshën 50-59 vjeç dhe fitorja që rrëmbeva është motiv edhe për dy disiplinat tjera që do të garoj, xhudo dhe brazilijen Ju Jitsu. Sfida e radhës Meksika!”, shkruan Cena.  

“Kjo është medalja e katërt e artë dhe ju betohem që edhe njëmijë herë po të jem pjesëmarrës në të tilla ngjarje, Kosovës do t'i sillja gjithmonë të artat.

Dashuria për atdheun kërkon punë, angazhim dhe suksese, kërkon të japësh veten në çdo fushë e të dalësh përtej vetes, që vendi të krenohet e të përfaqësohet ashtu siç e meriton !

Faleminderit për përkrahjen e parezervë Drejtorit të Policisë dhe stafit Komandues në përgjithësi. Pa mbështetjen tuaj, synimet e mia do të kishin mbetur vetëm plane! Ta gëzosh fitoren Kosovë!”, shkruan më tej Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat