Edhe Akili fatin e njëjtë si Nora

Xhudo

Edhe Akili fatin e njëjtë si Nora

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 11:58
Akil Gjakova

(E plotësuar) - Është mposhtur edhe Akil Gjakova.

Akil Gjakova ndalet në raundin e katërt të Kampionatit Botëror Baku 2018. Xhudisti ynë nuk arriti të kalojë Zhansay Smagulov të Kazakistanit, në kategorinë -73 kilogramë.

Arritja deri në 16 më të mirët e botës vlerësohet sukses për Akilin, i cili fiton pikë të reja Olimpike për Tokyo 2020.

Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale

Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.

Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Baku 2018”. Xhudisti ynë mposhti në raundin e tretë hungarezin, M.Ungvari, kategoria -73 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat