Xhudistet e Kosovës mësojnë rivalet për Kampionatin Botëror

Xhudo

Xhudistet e Kosovës mësojnë rivalet për Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:20
Xhudistet e Kosovës mësojnë rivalet për Kampionatin Botëror

Kosova pa kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, synojnë medalje në Kampionatin Botëror në xhudo, që mbahet nga 20-27 shtator në Baku të Azerbajxhanit, Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka përgatitur maksimalisht garuesit dhe pretendon më të mirën në ngjarjen më të madhe botërore. Xhudistet tona mësojnë kundërshtaret, ku në kategorinë 48 kg Distria Krasniqi ndeshet me Jasqueline Solis nga Guatemala. Nora Gjakova është kualifikuar në rrethin e dytë e cila pret fituesen mes Soumiya iuorai nga Maroku dhe Abzetta Zouleiha Dabonne nga Bregu i Fildishtë. Në kategorinë 78 kg Loriana Kuka sfidohet nga Klara Aopotekar e Sllovenisë dhe në 73 kg Akil Gjakova në xhirone  dytë përballet me Magner Mendes nga Cape Verdde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat