Kosova me katër garues por pa Majlinda Kelmendin në Kampionatin Botëror!

Xhudo

Kosova me katër garues por pa Majlinda Kelmendin në Kampionatin Botëror!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:13
Kosova me katër garues por pa Majlinda Kelmendin në Kampionatin Botëror!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se janë mjaft mirë të përgatitur për çdo sfidë. Kuka bëri të ditur edhe emrat me të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror në xhudo, që fillon javën e ardhme nga 20 shtatori deri me 27 shtator dhe mbahet në Baku të Azerbajxhanit. “Botërori po afrohet! Saktësisht javën tjetër sfida më e madhe e vitit fillon në Baku do marrin pjesë katër garues: Distria Krasniqi (48 kg), Nora Gjakova (57 kg), Akil Gjakova (73 kg) dhe  Loriana Kuka (78 kg). Këtë vit do mungoj Majlinda me sugjerimin tim ajo do fokusohet tek Lojërat Olimpike 2020,së shpejti do fillon me garat.

Deri tash në Kampionate Botërore vetëm Majlinda ka fituar medalje Distria dhe Nora të dyjat kanë plasman në vendin e 7 fjala është për të rritur! Sivjet nderin e Kosovës deri tash në Kampionate Evropiane dhe Lojëra Mesdhetare e kanë mbrojt xhudistët po shpresoj që edhe nga Botërori të kthehemi me medalje! Në ndërkohë këtë javë po mbahet Evropiani U21 ku po marrin pjesë Erza Muminoviq, Flaka Loxha dhe Shpat Zeka...

Erza nga euforia e titullit Evropian për kadet dje ishte shumë e dobët dhe para kësaj gare kishte shtuar kg shumë më tepër dhe kjo i ndikoj në performansë edhe pse e re për këtë konkurrencë prapë se prapë nuk ishte në nivel të duhur. Ajo do jetë kandidate për medalje në Olimpiadën e të rinjve në Argjentinë. Flaka sot e Shpati neser do kenë punë për të arritur tek medaljet por çdo plasman në 8 më të mirët do jetë sukses”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat