Anton Cena tregon se ku po ndërtohet kjo palestër e xhudos

Xhudo

Anton Cena tregon se ku po ndërtohet kjo palestër e xhudos

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:53
Anton Cena tregon se ku po ndërtohet kjo palestër e xhudos

Anton Cena, xhudist veteran si gjithmonë përkujdeset për befasi dhe kësaj radhe konfirmon një lajm të madh për komunitetin sportiv.

“Një lajm i mirë për komunitetin e xhudos dhe sporteve tjera luftarake. U vu themeli i palestrës më të madhe në detin Adriatik në Tale të Lezhës. Hapësira e kësaj palestre është dy arena të xhudos - 300 m2, dhomat e gjumit për garues dhe hapësira 3000 m2 me parkingje dhe vegla të tjera përcjellëse për forcë. E gjithë kjo është bërë me investim vetanak. Nëse do të shkojnë punët mbarë në verën e 2019 do të fillojmë me kampe një javore nga 01.07.2019 deri me 31.08.2019. 
Kjo është jeta ime, dashuria ime pra sporti dhe libri janë çdo gjë për mua. Një falënderim i veçantë i shkon mikut tim Anton Shkozës, Shkëlqim Tmavës, kryetarit të bashkisë së Lezhës z. Fran Frokut, Kryetarit të Shën Kollit Albert Ruçit mikut tim Martin Kovaçit, ish kampionit Besim Vitisë, Emiliano Bardhi, Shpetim Goga , Nik Biba dhe të gjithë atyre që në mënyrë direkte dhe indirekte kanë dhënë çfarëdo mundi për të arritur deri këtu. Familja ime ishte mbështetësja më e madhe dhe dashuria e vetme që më kanë mbështetur për të i përfunduar të gjitha planet e mia në jetë deri më tani.
Kur të gjithë mendojnë që unë u kënaqa unë tani 4 vite jam duke punuar në këtë projekt pa asnjë ditë pushimi”, shkruan Anton Cena, trajner i klubit Policit nga Prishtina dhe Studentit nga Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat