Kuka: Akili triumfoi në një konkurrencë të tmerrshme

Xhudo

Kuka: Akili triumfoi në një konkurrencë të tmerrshme

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2018 Në ora: 16:21
Kuka: Akili triumfoi në një konkurrencë të tmerrshme

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se xhudisti Akil Gjakova (-73 kg) triumfoi në një garë konkurrencë jashtëzakonisht të tmerrshme siç ishte Grand Prix në Zagreb. Kuka është i lumtur për Akilin që fitoi medaljen e artë, por sipas tij, ka një rrugë të gjatë deri në Lojërat Olimpike  - “Tokyo 2020”.

“Bota sot”: Driton, Akili i artë, a mendoni se po vjen në formën më të mirë të mundshme dhe çka e veçojë në Zagreb?

Driton Kuka: Akili në Zagreb fitoj fiks 700 pikë olimpike në garën e parë kualifikuese për “Tokyo 2020”, në një konkurrencë të tmerrshme. Ishte në formë të shkëlqyeshme dhe besoj që do të ketë karrierë të ndritshme.

“Bota sot”: A është një rrugë e vështirë deri në fund?

Driton Kuka: Po, do të jetë rrugë e gjatë. Në kategorinë e Akilit i ke 50 garues që nuk din me dalluar njërin prej tjetrit.

“Bota sot”: Nora shkëlqeu por e pafat për medalje, si e sheh forcën e saj në garat e ardhshme?

Driton Kuka: Nora luftoj mirë, meritoj medalje por edhe vendi i 5-të është sukses dhe merr pikë.

“Bota sot”: Distria Krasniqit dukej se nuk ka qenë në ditën e saj apo ndërrimi i kategorisë ndikoi për rezultat jo të mirë, si e sheh anën e saj në luftë për pikë olimpike?

Driton Kuka: Disi ka hiq shumë kilogram. Është në kategori të re. Besoj që shpejt do të akomodohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat