Shpërblehen sukseset e xhudistëve

Xhudo

Shpërblehen sukseset e xhudistëve

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:31
Ai tha se janë duke u përgatitur për olpimiada tjera dhe kanë nevojë për kushte më të mira.

Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi Federatën e Xhudos në Pejë dhe u ndau shpërblime trajnerit Driton Kuka, si dhe xhudisteve Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Ministri Gashi tha se përveç shpërblimeve, ai e vizitoi Federatën për të parë nga afër kushtet ku ushtrohen xhudistët dhe premtoi investim në këtë objekt.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani  tha se këto shpërblime janë kompensim për punën e sportistëve dhe theksoi nevojën për investime në një objekt të xhudos.

Kurse, trajneri Driton Kuka tha se shpreson që Ministria e Ambientit bashkë me atë të kulturës, ta vazhdojnë iniciativën e nisur para dy viteve, për të investuar në infrastrukturën e federatës.

Ai tha se janë duke u përgatitur për olpimiada tjera dhe kanë nevojë për kushte më të mira.

Nora Gjakova tha se kjo ky shpërblim është mundësi dhe përkrahje e mirë për sportistët. Sipas saj, ministria duhet t'u qëndrojë afër sportistëve, sidomos tash kur po rritet numri i pjesëmarrësve nga Kosova nëpër olimpiada.

Distria Krasniqi tha se është kënaqësi që sukseset e tyre po shpërblehen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat