Trajneri i Majlinda Kelmendit: Po presim që ministri të vij dhe të sqarohet ky problem! - Bota Sot
Trajneri i Majlinda Kelmendit: Po presim që ministri të vij dhe të sqarohet ky problem!

Xhudo

E hënë, 16 korrik 2018

Trajneri i Majlinda Kelmendit: Po presim që ministri të vij dhe të sqarohet ky problem!

Nga: K. Goca Më: 3 korrik 2018 Në ora: 11:15
Driton Kuka e Luiza Gega

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ndryshe trajneri i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, ka ngritur një shqetësim.

“E arta Luiza Gega (atlete) për shtetin amë në Mesdhetare, e vetmja për Shqipërinë në këtë garë! Modeste dhe si krejt sportistët andej e këndej kufirit me halle e probleme sidomos në infrastrukturë!

Qendra Nacionale e xhudos qe dy vjet vetëm në letër ... Po presim që Ministri Gashi të vij në Pejë dhe të sqarohet ky problem sepse Sporti me medalje të Artë Olimpike në shtetin e Ks ska asnjë investim në infrastrukturë deri sot!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test