Loriana, një trimëreshë që po vjen! Driton Kuka, një yll i trajnerëve botëror

Xhudo

Loriana, një trimëreshë që po vjen! Driton Kuka, një yll i trajnerëve botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2018 Në ora: 18:53
Loriana Kuka

Driton Kuka ka një mijë arsye që të jetë në qiellin e shtatë.  Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Kuka, ka pak fjalë e shumë punë, kjo po reflektohet me sukseset e panumërta të tij dhe të nivelit të lartë.  Kuka ka kohë që ka hequr qafesh mbajtjen e konferencave para shkuarjes dhe pas kthimit sepse nuk do fort të ekspozohet, por sukseset janë ata që e detyrojnë tërë botën të flasë për të. Konferencat ia ka lënë këtyre që shkojnë e kthehen pa asnjë medalje dhe mburren: me rëndësi pjesëmarrja!

Kuka iu tregoi edhe një herë se ku është profesionalizmi dhe kush është baba i sportit. Prandaj, shtetit duhet të japë edhe dhjetëfishin e mjeteve financiare për xhudon, aty ka vlera.  Nëse flasim cilësi botërore është te Driton Kuka, që ka një regjim sportiv sikurse kombëtaret me renome botërore. Suksesi i fundit është pasqyrë e një pune shumëvjeçare dhe që tash po sjellë medalje e medalje, mos të themi edhe me thes! Me një fjalë, Driton Kuka, një yll i trajnerëve botëror.

Image

Driton Kuka

 “Ndryshon ngjyra e medaljes dhe emrit të sportistes, por jo edhe sportit. Xhudistja, Loriana Kuka (-78 kg), nuk arriti të vazhdoj traditën e medaljeve të arta, të fituara nga xhudistët tanë në Lojërat Mesdhetare - Tarragona 2018. Garuesja jonë e re u mposht në finale nga italiania, Giorgia Stangherlin, në kategorinë -78 kilogramë. 

Loriana ka treguar luftëra të forta, por në finale nuk iu buzëqeshi edhe fati sportiv. Me tri të arta: (Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Akil Gjakova (-73) dhe Loriana Kuka (-78 kg) e argjendtë, xhudo e mbyll suksesshëm misionin në Tarragona të Spanjës”, thuhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Driton Kuka, përzgjedhës i Kosovës, është krenarë për këto vasha e djem të artë. “Pesë garues: Katër medalje, tri te arta, një e argjendtë e një vend i 5-të”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat