Një superlajm vjen nga Sarajeva e Bosnjës së Hercegovinës, ku Erza Muminoviq është shpallur kampione e Evropës për kadete.
Ardhmëria e xhudos ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian që po mbahet në kryeqytetin boshnjak, kategoria -44 kilogram.
Në finale, Erza mposhti me Ippon kroaten Viktorija Puljiz, derisa me Ippon kishte triumfuar edhe në tri luftërat tjera.
Lajmi tjetër i mirë është se medalja e artë Evropiane ia konfirmoi normën Olimpike Erzës për në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, që mbahen në tetor të këtij viti.
Këtij lajmi i është gëzuar tej mase edhe trajneri i mirënjohur, Driton Kuka, i cili nga Tarragona e Spanjës, ku po mbahen Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.