Kosova sërish çmend Spanjën, e kush tjetër - Gjakova! Erza kampione e Evropës

Xhudo

Kosova sërish çmend Spanjën, e kush tjetër - Gjakova! Erza kampione e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2018 Në ora: 17:48
Ministri Gashi, Gjakova dhe kryetar i KOK-ut, Hasani

Xhudoja pa dyshim se është sport nacional në vendin tonë dhe kudo që shkon sjellë medalje. Medalja e tretë e artë nga Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Spanjë. Pas Distria Krasniqit (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), tani të artën solli edhe Akil Gjakova (-73 kg). Gjakova ka qenë i papërmbajtshëm, i cili në finale pas vazhdimeve me ippon e mundi turkun Bilal Ciloglu.

Një sukses i madh, hera e tretë që ngritët Flamuri ynë në shtetin e Spanjës që nuk e njeh Kosovën. Kjo e çmend Spanjën. “Jo vetëm çikat... Akil Gjakova i artë në Lojëra Mesdhetare! Prezenca e Ministrit dhe Kryetarit të KOK ishte me fat! Tri të arta deri tash në Tarragona!

Për pak presim foto nga Kampionja Evropiane Erza Muminoviq e cila para disa minutash u bë e artë në Evropianin U18! Çfarë dite e madhe!”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. Erza Muminoviq në kategorinë 48 kg është kampione e Evropës për kadetë. Ajo në finale e mundi kroaten, Ana Viktorija Puljiz.  Ndërkaq, Laura Fazliu ishte e pafat në luftën për medaljen e bronztë. Ajo pësoi humbje nga Busra Kapitoglu (Turqi) me Ippon. Laura fitoi dy luftëra në repesazh, dhe debutimi i saj me seniore vlerësohet i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat