Veseli: Gjakova dhe Krasniqi ia shtuan vendit tonë edhe dy medalje të arta

Xhudo

Veseli: Gjakova dhe Krasniqi ia shtuan vendit tonë edhe dy medalje të arta

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2018 Në ora: 19:33
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  ka komentuar fitoret e Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhanë Kosovës një debutim të jashtëzakonshëm në këto lojëra.

Postimi i plotë:

Dhe kush tjetër përpos tyre. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhanë Kosovës një debutim të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Dy xhudistet tona ia shtuan vendit tonë edhe dy medalje të arta. Faleminderit për këto emocione!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat