Antoni refuzon shtetësinë suedeze - Bota Sot
Antoni refuzon shtetësinë suedeze

Xhudo

E hënë, 16 korrik 2018

Antoni refuzon shtetësinë suedeze

Nga: K. Goca Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:04
Anton Cena

Xhudisti veteran, Anton Cena, tregon një detaj interesant, një ofertë të mirë nga një shtet tjetër, por e ka refuzuar sepse do të kontribuojë për shtetin e Kosovës.

“Siç e dini, në garat evropiane për xhudistë veteranë, arrita të bëhem kampion Evrope për të katërtën herë! Këtë përfaqësim e kam bërë si përfaqësues individual dhe përveç rezultatit që do t'ia dërgoj Policisë së Kosovës, mbi të gjitha dominon krenaria për të qenë i pari flamuri ynë shtetëror. Në po këto gara, në formë kolektive kam marrë pjesë si garues në kuadër të shtetit suedez, por me flamurin e Kosovës dhe emblemën tonë në rrobat e mia.

Arrita ta mund kundërshtarin në katër luftërat e para, duke i përfunduar ato para kohës së paraparë, me rezultat 10:0 e si shpërblim Suedia deshi të më nderojë me shtetësinë e tyre dhe të punoj atje si trajner profesionist! Unë edhe njeherë i falënderova, për respektin dhe pa asnjë mëdyshje, me plot zemër u thashë që Kosova ka ende nevojë për mua, atje do të kthehem dhe do të punoj sepse atje ndjehem i gjallë shpirtërisht!

Tani po më presin sfidat e radhës në Spanjë, Meksikë e Panama, për të cilat do të punoj ditë e natë që ta përfaqësoj Policinë dhe Shtetin e Kosovës në mënyrë dinjitoze, ashtu siç e meriton! Unë shpresoj se do të kem përkrahjen tuaj, të Policisë dhe Shtetit, që të jem sërish kampion i çdo gare ku shkel këmba ime, sepse vetë pa përkrahje, është tejet e vështirë shkuarja dhe pjesëmarrja! Do të punoj që flamuri ynë të valojë i pari kudo që do të jem pjesëmarrës!”, shkruan Anton Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test